Trupi dhe Shpirti · Puna me energjinë

Pas burnout-it, kthehu në jetë – pa frikën e rrëzimit të radhës.

Për gratë që funksionojnë përsëri, por brenda ndihen ende të tensionuara, të lodhura ose të pasigurta.

Në 12 javë zgjidhim shkaqet më të thella emocionale dhe energjetike që qëndrojnë pas burnout-it tënd, që t’i besosh sërish trupit tënd dhe të ecësh nëpër ditët e tua me më shumë qetësi, energji dhe siguri të brendshme.

Falas

Audio «Rifillo frymëmarrjen»

Ti nuk je më në burnout. Por as nuk je kthyer vërtet në jetë.

Lodhja ka kaluar. Frika shpesh jo.

Fle përsëri më mirë. Shkon përsëri në punë. Nga jashtë duket sikur e ke jetën tënde përsëri.

E megjithatë këto pyetje të shoqërojnë:
Po sikur të ndodh përsëri?
Po sikur t’i shperfill përsëri sinjalet paralajmëruese?
Po sikur një ditë të jem përsëri pikërisht në këtë pikë?

Pikërisht aty fillon puna ime.

E hënë në mëngjes. Fundjava ka kaluar, e megjithatë mezi ngrihesh nga shtrati.

Koka dhe trupi të rëndë. Sa mendon për listën e mail-eve, stomaku të mblidhet si gur.

Ti nuk je dembele, e megjithatë aty rri kjo pyetje: Po sikur të ndodhë përsëri?

Një ditë tjetër është vetëm një vërejtje e vogël. Kolegja që të shtyn detyrat e saj. Ti e lejon, rri e qetë, nga jashtë ke gjithçka nën kontroll.

Derisa bëhet shumë. Zemërimi vjen sikur nga hiçi. Nxjerr gjithçka jashtë, pa kontroll dhe me fjalë që lëndojnë.

Pastaj tronditja. Kështu nuk e ke parë kurrë veten.

Turpi është më i fortë se çdo gjë tjetër.

Dhe ti e di: Kështu nuk mund të vazhdojë.

Çfarë ndryshon, kur mund t’i besosh sërish trupit tënd

Zgjohesh në mëngjes dhe ndjen si je – para se të kapësh telefonin.

E vëren më herët kur diçka po bëhet shumë dhe reagon, para se trupi yt të shtypë frenat.

Vendos kufij, pa menduar me ditë a ke zhgënjyer dikë. E dëgjon kritikën, pa dyshuar menjëherë në veten tënde.

Nuk ke më nevojë të kontrollosh vazhdimisht a është gjithçka në rregull. Dhe frika nga burnout-i i radhës hap pas hapi e humb pushtetin mbi ty.

Më parë

  • Frika nga burnout-i i radhës
  • Vazhdon të funksionosh, edhe pse nuk je mirë
  • Nevojat e të tjerëve i vendos para të tuave
  • Dyshon në ndjenjën tënde
  • Trupi yt ndihet si kundërshtar

Më pas

  • Besim se i vëren në kohë sinjalet e trupit tënd
  • Njeh kufijtë e tu, para se trupi të të detyrojë
  • Merr vendime që të bëjnë mirë edhe ty
  • I beson sërish perceptimit tënd
  • Trupi yt bëhet sërish pika jote kryesore e orientimit

Pak për mua

Kam pasur vetë një burnout. E kuptova se pushimi vetëm nuk mjafton. Prandaj kërkova shkaqet. Sot i njoh shumë shpejt këto modele te klientët e mia.

Historia ime më ka mësuar se burnout-i rrallë është problemi i vërtetë. Prandaj në çdo përcjellje kërkoj shkaqet, jo vetëm simptomat.

Si punojmë së bashku gjatë 12 javëve

Ndryshimi lind hap pas hapi. Prandaj përcjellja është ndërtuar në tri faza – secila mbështetet mbi të mëparshmen.

Në fazën 1 shkojmë së bashku deri te rrënjët e lodhjes sate: modelet, formimet dhe përvojat që të kanë çuar me vite përtej kufijve të tu.Ti kupton pse burnout-i mundi të lindte dhe cilat lidhje ndikojnë në jetën tënde deri sot.

Në fazën 2 zgjidhim me punë energjetike me trupin ngarkesat emocionale dhe energjetike që trupi yt i mban ende.Tema që gjatë nuk patën hapësirë, lejohen të shfaqen dhe të vihen në lëvizje. Me çdo hap, modelet që të kanë çuar herë pas here në lodhje e humbin fuqinë e tyre – krijohet hapësirë për më shumë qetësi, qartësi dhe vendime të reja.

Në fazën 3 ankorojmë të renën në jetën e përditshme: mëson t’i vëresh sërish sinjalet e trupit tënd dhe t’u besosh atyre, të vendosësh kufij me më shumë vetdije dhe të marrësh vendime që të bëjnë mirë. Në fund të përcjelljes ecën nëpër jetë me më shumë qetësi, siguri të brendshme dhe besimin se mund të kujdesesh mirë për veten.

Je në vendin e duhur, nëse:

  • E di se plani tjetër, metoda tjetër, mjeti tjetër i optimizimit nuk e ndryshon këtë
  • Je gati jo vetëm të mendosh, por edhe të ndiesh
  • E kupton se puna e thellë kërkon javë dhe muaj, jo një fundjavë
  • Dëshiron të pushosh së luajturi rolin e së fortës – të paktën për këtë orë në javë

Kjo nuk është për ty, nëse:

  • Je në një kolaps akut dhe ke nevojë për ndihmë mjekësore
  • Kërkon një metodë që vepron në dy seanca
  • Nuk ke gatishmëri të ndryshosh diçka në jetën tënde të përditshme

Premtimi ime e sinqeritetit

Nuk të premtoj shërim mrekullie dhe as ndryshim brenda natës.

Të premtoj një hapësirë të mbrojtur, përcjellje të sinqertë dhe vëmendjen time të plotë për atë që dëshiron të shihet dhe të zgjidhet.

12 javë. Seanca individuale nga 75–90 minuta, online ose në vend në Kloten.

  • 12 seanca individuale nga 75–90 minuta (online ose në vend, në Zürich Kloten – sipas dëshirës sate)
  • Përcjellje personale mes seancave – me WhatsApp / mesazhe zanore (Hën–Pre, 8:00–17:00) dhe çdo javë një proces energjetik trupor si audio për thellim në jetën e përditshme
  • Ushtrime individuale – të përshtatura me atë që dëshiron të shfaqet te ti

Pagesë njëhershe: CHF 3’333 Ose në 3 këste nga CHF 1’111

Këto 12 javë janë një investim në besimin tënd: ta kuptosh sërish trupin tënd, t’i njohësh herët kufijtë e tu dhe të ecësh nëpër jetë pa frikën e vazhdueshme nga burnout-i i radhës.

Bonusi yt

Që të jesh e përcjellë me siguri edhe mes seancave dhe ndryshimet t’i integrosh qëndrueshëm në jetën tënde, merr shtesë:

Bonusi 1: Audio urgjence për momentet stresuese

Për ditët kur presioni, mbingarkesa ose frikërat e vjetra rishfaqen. Që të kthehesh më shpejt në qetësinë tënde të brendshme, në vend që të humbasesh në mendime ose tension.

Bonusi 2: Busulla e trupit

Mëso t’i njohesh herët sinjalet paralajmëruese të trupit tënd. Që të mund të reagosh, para se trupi yt të shtypë sërish frenat.

Bonusi 3: Check-in i integrimit pas 90 ditësh

Një takim shtesë tre muaj pas përfundimit të përcjelljes. Që ndryshimet t’i ankorosh qëndrueshem në jetën tënde dhe të vazhdosh me siguri rrugën tënde.

Pyetje të shpeshta

A duhet të besoj në jetët e mëparshme?

Jo. Nuk duhet të besosh asgjë. Hapja dhe gatishmëria për t’u lëshuar në proces mjaftojnë plotësisht. Punojmë me atë që shfaqet gjatë përcjelljes sate.

A duhet të jem shpirtërore?

Jo. Hapja dhe kureshtja mjaftojnë plotësisht.

Çfarë ndodh në një seancë?

Çdo seancë fillon me një bisedë për atë që të shqetëson në ato momente. Pastaj punojmë me temat që shfaqen. Shumë gra përjetojnë një ndjenjë të thellë lehtësimi, qartësie dhe lidhjeje të re me veten.

Online apo në vend?

Të dyja janë të mundura. Seancat në vend zhvillohen në hapësirën time në Kloten, online punojmë me video-thirrje. Puna energjetike funksionon në të dyja rastet.

Po nëse kam bërë tashmë terapi?

Shumë nga klientet e mia kanë bërë tashmë terapi ose coaching. Përcjellja ime mund të jetë një plotësim i vlefshëm, sepse punojmë gjithashtu me perceptimin trupor dhe me modelet që qëndrojnë më thellë.

Pse zgjat përcjellja 12 javë?

Ndryshimi i qëndrueshëm kërkon kohë. Në javët e para bëhet fjalë për të njohur dhe zgjidhur shkaqet. Pastaj lind hap pas hapi një lidhje e re me trupin tënd dhe me jetën tënde të përditshme. 12 javët të japin hapësirën që këto ndryshime jo vetëm t’i përjetosh, por edhe t’i ankorosh përgjithmonë.

Ti e di se kthimi te funksionimi i vjetër nuk është më opsion.

Dhe ndien se aty pret ende diçka.

Pikërisht aty fillon puna jonë.

Biseda e njohjes është falas, 30 minuta, me Zoom. Nuk të kushton asgjë përveç guximit për të qenë e sinqertë.